Më 2 Mars hapet panairi i punës në Athinë, Rama: Mundësi punësimi e rikthimi në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për bashkatdhetarët në Athinë, që të marrin pjesë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 Mars në kryeqytetin grek.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në panairin ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’ profesionistët mund të gjejnë mundësi më të mira për punësim e rikthim në Shqipëri, por dhe një hap i rëndësishëm për karrierën.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën…”, shkruan Rama.