Festohet dita e ujit të bekuar në bashkinë Finiq

Në prani të kryetarit të bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, deputetit dr. Niko Kurit dhe banorëve të zonës, u kremtua festa e shenjtë e Ujit Të Bekuar, pranë Kishës së Shën Vasilit në komunitetin e Çaushit.

Fillimisht u krye liturgjia hyjnore dhe më pas bekimi i Ujërave dhe hedhja e Kryqit të Shenjtë në lumin Bistrica.

Pavarësisht të ftohtit të ashpër, edhe këtë vit pati shumë guximtarë që e ndoqën me besnikëri zakonin duke u hedhur në ujërat e akullta për të kapur Kryqin e Shenjtë.

Me fat për vitin 2022 është 15-vjeçari Panagiotis Stavrou nga komuniteti Aliko.