Ksamil, vodhën 30 litra naftë: Arrestohet një 18- vjeçar, procedohet bashkëpuntori i tij 17- vjeçar
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për identifikimin dhe zbardhjen e një vjedhjeje, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur ndalimi i shtetasit I. K., 18 vjeç, banues në Ksamil, si dhe procedimi në gjendje të lirë i bashkëpunëtorit të tij, një shtetas i mitur 17-vjeçar.
Këta shtetas, më datë 18.02.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur rreth 30 litra naftë nga një automjet në pronësi të një shtetasi gjerman.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.