Gurma dhe Çakuli presin drejtoreshën e TOB: Projekte për gjallërimin e jetës kulturore në Sarandë

Kryebashkiaku Adrian Gurma së bashku me nën kryetarin, njëkohësisht dhe drejtor i Qëndrës Kulturore Sarandë Romeo Çakuli, kanë pritur në një takim  Zana Çelën.

Drejtoresha e TOB dhe zyrtarët e bashkisë Sarandë kanë diskutuar mbi projekte të përbashkëta mes dy institucioneve, për gjallërimin e mëtejshëm të jetës kulturore e artistike, kryesisht gjatë sezonit turistik në qytetin bregdetar.

“Me drejtuesen e TOB????, Zana Çela diskutuam mbi projekte të përbashkëta mes dy institucioneve tona, për gjallërimin e mëtejshëm të jetës kulturore e artistike, kryesisht gjatë sezonit turistik✅”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma.