Sarandë/ Pallatet, mjaft më pa administratorë

Nga Thoma Nika

Në Sarandë janë duke i thënë “mjaft” mungesës së administratorëve në pallate. Debatet për depozitat, antenat, ashensorët, moskuptimi për pastrimin e shkallëve dhe rregullat e administrimit të sipërfaqeve të përbashkëta, e kanë fundin tek zgjedhja e njerëzve që u japin zgjidhje sipas ligjit këtyre situatave.
Këtë synim është duke përmbushur procesi i nisur për zgjedhjen e administratorëve, shpjegon për Blu TV Leonidha Çavo, ekspert i administrimit të sipërfaqeve të përbashkëta në Bashkinë e Sarandës.

Eksperti Çavo tregon se pranë banesave të qytetarëve, kanë nisur të paraqiten grupet e punës, të cilat japin informacionin e nevojshëm, si dhe bëjnë ndjekjen në terren të procesit të zgjedhjes së administratorëve të pallateve. Ai sjell edhe detaje nga procedura që është ndjekur e do të ndiqet, në mënyrë që të zgjedhurit si administratorëve të kenë votëbesim sa më të gjerë.

Vështirësia më.e madhe në procesin e zgjedhjes së administratorëve, është me banorët e pallateve të vjetra, ku, sipas specialistit Çavo, rezulton të jetë edhe zbrazja e tyre në masën 70%, për shkak të.emigrimit.
Paralelisht me ecjen e procesit të zgjedhjes së administratorëve të pallateve, në Bashki është çelur Libri i Administratorëve, në të cilin rregjistrohen problematikat konkrete të pallateve respektive, raportimi i të cilave bëhet në dy orë të caktuara të çdo dite të javës.

Kjo bazë të dhënash, është e vlefshme edhe për t’u dhënë akses për përfshirje në projekte të FSHZH, siç edhe ka ndodhur në blloqe pallatesh mbi portin turistik, me investime për imazhin fizik, duke nisur nga fasadat etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *