EMRAT/ Kryenin vjedhje banesash dhe mjetesh, arrestohen 3 persona në Sarandë! Një i shpallur në kërkim

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus”, ndërsa një është shpallur në kërkim.

Policia ka bërë të mundur identifkimin e personave, teksa janë të akuzuar për vjedhjen e katër motomjeteve. Shtetasit e arrestuar janë Klajdi Hadushi dhe Orgest Jonuzi, ndërsa policia është duke punuar për kapjen e autorit të tretë.

Sakaq, policia ka sekuestruar dy nga motomjetet e vjedhura.

Ndërsa, Elton Dauti, 24-vjeç është arrestuar për të njëjtën vepër penale, pasi ka kryer tre vjedhje dhe ishte i shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar tre autorët e dyshuar të vjedhjes së katër motomjeteve, nga të cilët dy janë arrestuar, ndërsa një tjetër është në kërkim. Po ashtu, janë sekuestruar dy motomjete të vjedhura.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Focus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Identifikohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve. Vihen në pranga 2 prej tyre Klajdi Hadushi dhe  Orgest Jonuzi, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 2 motomjete të vjedhura.

Kreu 3 vjedhje ndërkohë që ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 24-vjeçari Elton Dauti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *