Shpëtim Ahmeti: Na mbyti Rilindja, duhet të punoj shumë për të shëruar plagët që na ka shkaktuar

Shpetim Ahmeti ka bere reagimin e tij te pare pas marrjes se detyres si kryetar i deges se PD Sarande

POSTIMI

BESIMIN QË MORA
SOT E KTHEJ NË
PUNË DHE NË FTESË PËR BASHKËPUNIM

Ne natyrën time jam karakter që flas shumë dhe që shkruaj pak.
Por sot mendova se ky reagim është detyrim që më lind për të qenë falenderues e mirënjohës ndaj PD e në veçanti për besimin e liderit tonë, Prof. DR. Berisha, i cili më besoi timonin në Degën e PD Sarandë, deri në zgjedhjet e reja.

Në këtë pozicion vij pas dorëheqjes së Zj/ Nikollo, e cila i dha nga profili dhe nga energjia e saj Degës sonë. Është një përgjegjësi e re, të drejtosh në këtë frymë dhe në një moment kur demokratët e Sarandës janë tërë angazhim politik e qytetar, për t’u bërë kontributorë të ndryshimit të madh që do të vuloset me zgjedhjet e 11 Majit.

Mendoj se besimi që mora sot, është rasti kur më falet që të flas pak për veten, si njeri i angazhuar në politikë dhe si qytetar aktiv i komunitetit ku jetojmë.

Që nga 18 shkurti i vitit 1991, kur jam anëtarësuar në PD, kam bërë opozitë qytetare, varësisht rrethanave. Ndërsa nga sot do të jem edhe zyrtarisht vokacioni juaj opozitar.

Shpresoj që këtë besim ta kthej në punë produktive, jo vetëm me anëtarë e simpatizantë të PD, por dhe me qytetarë të keqpërdorur nga pushteti 12 vjeçar i Rilindjes, që këtij vendi i ka përgatitur rivdekjen.

Mirënjohja është vyrtyti që prodhon mirësi e mbarësi, ndryshe nga vesi i mosmirënjohjes, që pjell dështim dhe ndahet me turp.

Dëshira ime ne këtë rrugëtim, eshte që çdo ditë selia e PD të jetë dera e hapur dhe salla e mbushur plot me njerëz. Dhe jo vetëm nga strukturat e Partisë, por edhe nga radhët e qyterarëve pa përkatësi partiake, por njësoj si ne të shqetësuar dhe reagues ndaj varfërisë, ndaj korrupsionit, ndaj zbrazjes së vendit dhe mungesës së Shërbimeve bazike nga pushteti. Mbi këtë bazë, ju drejtoj ftesën e sinqertë që të vini të bisedojmë me pasion dhe me këmbë në tokë, per politikën dhe alternativën që duhet t’u ofrojmë shqiptarëve.

Për kapërcimin e madh që duam të bëjmë dhe ndarjen nga të këqiat e keqqeverisjes, çdo emër dhe çdo zë është i nevojshëm të na bashkohet e të dëgjohet.

Sepse kushdo është i ftuar dhe i respektuar të japë opsionin e vet për shërimin e plagëve qe ka marrë PD e në përgjithësi shqiptarët, gjatë ketyre viteve të Rilindjes, që u vuri kazmën vlerave të demokracisë.

Personalisht përgjgjesinë e çdo gjëje që nuk behet mirë, do ta kerkoja tek vetja e pasi ta kem bërë këtë, ta drejtoj gishtin tek te tjeret .

E di mirë se të drejtosh PD-në sot, qoftë dhe në një Bashki të vetme, do të thotë t’i futesh punës edhe për të mjekuar plagët e shkaktuara nga narkopushteti, por edhe nga viruse që i kemi në organizmin tonë politik.

E di se kjo është e vështirë, por nuk është e pamundur.
Shpresoj dhe besoj se puna e mirë një ditë shpërblehet, veprat e mira shkojnë dritë verbuese në sytë e kundërshtarit.
Dhe nëse punon keq, nuk dënon veten, por edhe ata që të ndjekin.

Prandaj motivi punës sime do të jetë përfshirja dhe jo përjashtimi, do jetë bashkëpunimi me çdo faktor te brendshëm në PD, por edhe me çdo faktor e aktor qytetar, intelektual, me çdo grup interesi, pa parë prejardhje krahinore, përkatësi fetare e racore.
Sepse besoj shumë te fryma e bashkëpunimit, që duhet të mbizotërojë mbi gjithçka në jetën politike dhe qytetare.

Për mua, besimi i votuesit tek opozita duhet te vijë nga demokracia e brendshme, per të prekur çdo qelizë të jetës qytetare. E kështu si besoj, kështu edhe do punoj në krye të një PD-je me qasje të re dhe me energji të re, të nevojshme, siç është karburanti i mirë për makinën që duam të na çojë në fitoren e 11 Majit.