Qendra “Motrat Marcelina” si një copëz Italie në Sarandë
Në një prej lagjeve periferike të Sarandës, funksionon kjo Qendër Sociale, që mban emrin “Motrat Marcelina”. Sepse disa misionare fetare i dhanë asaj dimension njerëzor e kulturor, sipas modelit dhe frymës italiane. Në rol protagonisteje punoi dhe drejtoi Sorela Daniela Silvestrini, e cila në ditën e fundit të vitit 2024, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Në përshpirtje të asaj që ishte “më e mira e Motrave”, paraditen e sotme në Qendrën Sociale, u mbajt Mesha e Shenjtë. Pjesë e saj u bënë pjesëtarë nga komitetet e Sarandës dhe misionare nga Delvina, Fieri, Orikumi, Babica etj.
Motër Anna Giannetta thotë se mesazhin e vijimësisë e dha edhe Mesha e sotme, dedikuar Motër Danielës, si një përbetim për plotësimim e amanetit të saj.
Sot u shpreh me pak fjalë e me shumë meditim dhe heshtje nderuese, se Saranda i detyrohet shumë milanezes së mirë, e cila njerëzve të Sarandës në të gjithë rajonin, u kushtoi një pjesë të mirë të jetës dhe shpirtit të saj human. Për këtë dimension, Saranda e shpalli “Qytetare Nderi” të saj. Për faktin se ajo u bë figurë e dashur, që dha shpresë e besim në vite të vështira, deri për shqiptarët e Kosovës, duke bërë të ndjehen të mbështjellë nga dashuria dhe humanizmi që u duhej edhe në Sarandë, për të kapërcyer krizën e vitit 1999
Osman Balani sjell eksperiencën unike të bashkëpunimit me Motër Daniela, në ato vite të vështira.
Falë vizionit dhe përkushtimit të Motër Danielës, në krye të stafit të Motrave, kjo Qendër u bë shtëpi e dashur për fëmijë e të rritur. Sepse këtej shpërndahej drita e edukimit dhe kulturimit të Fëmijëve me modelin italian. Këtu funksionoi një kopësht fëmijësh me pesë klasa, me pagesë të reduktuar, për kushte shumë komode dhe me programe e qasje të ndryshme nga ai i kopshteve të tjera publike dhe private në qytet.
Qendra Marcelina, me Motër Danielën në krye, iu bë krah për zgjidhje jetësore, duke investuar për ujësjellës, për të ngritur e pajisur Qendrën shëndetsore apo për të hapur linja prodhimi të produkteve artizanale, në fshatin Shëndëlli, fshat që u krijua dekada më parë me banorë të ardhur nga trevat veriore të vendit.
Ja me çfarë përulësie tregojnë dy zonja mirditore mga Shëndëllia.
I gjithë mjedisi i brendshëm dhe i jashtëm i kësaj Qendre Sociale është impresionues dhe jep modelin e një pune të admirueshme që është bërë e është në vijim.
Meshën e nderoi me praninë e tij, edhe deputeti Niko Kuri.