Nëna denoncon në policinë e Sarandës: Më ka humbur vajza 16- vjeçare

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në qytetin e Sarandës, pasi një nënë ka humbur kontaktet me vajzën e saj të mitur. Sipas informacioneve të dhëna nga Policia, shtetasja K. S., 42 vjeçe, ka raportuar se vajza e saj 16-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk ka arritur të lidhet me të që prej atëherë.

 

Në datën 17 korrik 2024, nëna e shqetësuar ka bërë një kallëzim në Polici duke njoftuar për humbjen e kontakteve me vajzën e saj. Ajo ka treguar se vajza është larguar nga shtëpia dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

 

Policia e Sarandës ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e vajzës së mitur. Sipas burimeve zyrtare, po punohet intensivisht për të zbuluar rrethanat e largimit dhe për të siguruar kthimin e saj të sigurt në shtëpi. Uniformat blu kanë bërë thirrje për çdo qytetar që mund të ketë informacion rreth vajzës, të kontaktojë me strukturat përkatëse të Policisë.