VIDEO/ “Pushimet shtyjini, po mos i anulloni”, Saranda dhe Shqipëria po ju pret!

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka shpërndarë një video, ku tregohen vendet turistike të Shqipërisë.

Edhe pse në këtë periudhë në vendin tonë do të kishim vizitorët e parë nga jashtë, virusi COVID-19 ka ndaluar gjithçka.

Me anë të një video mesazhi, Klosi bën thirrje për të vizituar vendet e magjishme që të ofron Shqipëria në turizëm

“Pushimet shtyjini, po mos i anulloni.
Shqipëria po ju pret”, shkruan Klosi teksa publikon videon e më poshtme.

Saranda është një nga vendet më të mrekullushme në jug të Shqipërisë për të kaluar pushime të pa harruara.

Edhe në këtë sezon ky qytet është gati për të mirëpritur turistët vendas dhe të huaj, sapo të mbarojë lufta me këtë virus. /Sarandanews.com/

Pushimet shtyjini, po mos i anulloni. Shqipëria po ju pret. Stay Home Today #TravelTomorrow #smilealbania???????????? #visitalbania #qendronineshtepi

Posted by Blendi Klosi on Saturday, 11 April 2020