Zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë Himarë/ Vangjel Tavo zgjidhet kandidat i PS-së
Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.
4 gushti u caktua nga presidenti Begaj si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Në këto zgjedhje partitë politike do të kenë më pak afat se herët e tjera për të zhvilluar fushatë elektorale.
Pas regjistrimit të kandidatëve, në Himarë do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, e cila do të mbyllet në 2 gusht dhe do të jetë më e shkurtra ndonjëherë. Në Himarë do të votohet dhe numërohet në formën tradicionale, përmes letrës, dhe identifikimi i votuesve do të jetë me aparatura elektronike. Në zgjedhjet e fundit, në këtë bashki morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues.