Klosi shpjegon pse caktuan Vangjel Tavon në Himarë: Ai është njohës i asaj zone, presim rezultat të jashtëzakonshëm

PS mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Blendi Klosi: Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS.
Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”.

Pse Tavo kandidat për Himarën?

Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zonë dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti.

Kompleksoheni nga zgjedhjet e 14 majit?

4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *