EMRAT/ Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë
Identifikohen dy drejtuesit e mjeteve të aksidentit mesditën e sotme në rrugën Sarandë – Delvinë.
Ata janë Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç.
Ahmeti ka qenë në drejtim të mjetit “Hummer” dhe Islami në drejtim të mjetit “Smart”.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur Islami dhe pasagjeri Vendim Tozo, të cilët po marrin ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ndërkohë që 28 vjeçari Ahmeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.