Klosi: Rama në Athinë asnjë lidhje me Belerin, nuk ndikojmë në çështjet e brendshme
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi tha në një konferencë për mediat se takimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, që do të mbahet të dielën në orën 11:00, nuk ka asnjë lidhje me datën e arrestimit të Fredi Belerit.
Klosi tha se turi i kryeministrit me diasporën jo vetëm në Athinë nuk asnjë tendencë të ndikojë në çështjet e tyre brendshme.
“Ne këtë tur e kemi deklaruar që në 8 dhjetor, e kemi thënë në kongres, do të kemi një kontakt të vazhdueshëm më diasporën, pasi bëmë turin e takimeve brenda Shqipërisë me qytetarët shqiptarë, i erdhi radha diasporës.
Nuk ka asnjë lidhje me datën e 1 viti të arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë siç nuk ka asnjë tendencë që takimi i Athinës, Milanos, Londrës të ndikojë në politikën e brendshme të vendeve. Nuk kemi arsye të ndikojmë në politikat e brendshme”, tha Klosi.