Nderohen të rënët e Divizionit “Perugia”, në ish-bazën ushtarake të Limionit

Në ish-bazën ushtarake të Limionit Ambasadori i Italisë z.Fabrizio Bucci, Prefekti Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma dhe zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, autoritete lokale e ish ushtarakë, nderuan kujtimin e të rënëve  të Divizionit “Perugia”, të martirizuar në tetorin e vitit 1943.

Në një status në rrjetet sociale kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma shkruan:

“Ishim, në ish-bazën ushtarake të Limionit me Ambasadorin e Italisë z.Fabrizio Bucci, Prefektin e Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj, zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, autoritete lokale e ish ushtarakë, ku nderuam kujtimin e të rënëve  të Divizionit “Perugia”, të martirizuar në tetorin e vitit 1943.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, shkruan Gurma.