Zhduket i riu në Sarandë
Një baba në Sarandë ka denoncuar djalin e tij 27-vjeç në Komisariatin e qytetit, pasi është larguar nga banesa që prej ditës së premte. Nga ky moment, babai thotë se nuk kanë asnjë kontakt me djalin.
“Më datë 29.03.2024, shtetasi 55 vjeç, banues në Sarandë, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin 27 vjeç, pasi është larguar nga banesa, në Sarandë“, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.