Dy të zhdukurit në Sarandë, nëna e Aleksandër Sadikajt për: Theodhorin dhe Krasniqin i zhduku ai që vrau djalin tim
Silvana Sadikaj mendon se e njëjta dorë që ka vrarë të birin ka vrarë edhe dy të zhdukurit në Sarandë.
Nuk dihet nëse është mllefi apo ka gjëra të fshehura që familjarët nuk po i tregojnë për të plotësuar pazëllin e të gjithë kësaj historie.
“Dy të zhdukurit në Sarandë Ledioni i ka vrarë edhe Gazin nga Gjirokastra Ledioni e ka vrarë. I di dhe shtete këto të gjitha se ne i kemi denoncuar edhe në polici. Dy të zhdukurit në Sarandë cfarë lidhej kishin me Ledionin? Shokë, ai i bën shokë edhe i vret pastaj. Ledioni i vret njerzit këto për një tokë për një pëllëmbë, pse i ka dhënë një pëllëmbë Ledioni e vret me plumb, pse e ka shok xhelozon. Djlain tim e ka vrarë vetëm nga xhelozia mendoj unë se ishte një kalorës i shkëlqyer këtu mendoj unë”-u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.
Vetëm 6 muaj pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, të njohur më nofkën “Sanco” do të vritej një tjetër personazh i njohur. Bëhet fjalë për vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor 2022, në zonën e Selitës në Tiranë. Ai njihej si pronar i një hoteli të njohur në Sarandë.
Atje kishte qëndruar disa ditë para ngjarjes edhe shtetasi Ledjan Alushaj së bashku me një stetas të njohur si “Xhino”. Referuar dëshmisë së nënës së Sadikajt dhe disa të dhënave të tjera, kanë ngritur një pistë që mund të lidhë zhdukjen e dy personave në Sarandë me vrasjen e biznesmenit Papa. Ai, njihej si një personazh i dyshuar në trafik droge.
Saga e hakmarrjes që i mori jetën, dyshohej pikërisht një konflikt për zhdukjen e 800 kilogramëve kanabis në Greqi.