Ndarja nga jeta e 15- vjeçari në Sarandë, dedikimi rrënqethës i gjyshit të tij

Enkelejd Çaushi është 15-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e ndodhur një natë më parë në aksin Sarandë-Ksamil.

I mituri po shtynte një makinë që kishte pësuar defekt kur u përplas për vdekje nga një tjetër.

Për ndarjen e parakohshme të nipit 15-vjeçar, poeti Eduart Veli nëpërmjet disa vargjeve të trishta ka shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që ndjen në këtë moment të trishtë për të gjithë familjen.

Vargjet e poetit Eduart Veli:

PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell? Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell… Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë? O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ? Ike kelush gjyshit,ike dhe na le pa shpresë Sdo ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !

Ooh çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush! Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë.. Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë? Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

Smund ta besoj, që sdo vish te gjyshi në Ksamil Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil Kelush,që je pak orë mesh nesh,nuk dua ta besoj Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj!

Keli ,Kelush… Keliiiiii!

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt.

Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.