Matilda Qurku: Presionet e Zhupës pa ndikim në bazë! Gjë e madhe për ne të presim  Berishën  

Sekretarja e PD në degën Sarandë, Matilda Qurku, ka folur në lidhje mbi debatet e deputetes Ina Zhupa, ndaj demokratëve të kryesisë së kësaj dege.

‘Episodi mes anëtarit të kryesisë së PD në degën Sarandë Spiro Vaso, dhe deputetes Ina Zhupa nuk është transmetuar në bazën e demokratëve dhe nuk do ndikojë në prezencën e tyre, pasi ne e kemi privilegj të presim liderin historik Berisha’, theksoi Matilda Qurku.

“Përtej asaj që është bërë publike në lidhje me diskutimin e Ina Zhupës dhe anëtarit të kryesisë së degës Vaso, nuk ka asnjë presioni te baza. Saranda e mirëpret me kënaqësi foltoren ashtu sic ka pritur çdo përfaqësues të PD.

Jemi dashamirës ndaj PD dhe çdo udhëheqës të saj. Është privilegj për ne të presim liderin Historik Berisha apo siç kemi pritur edhe Bashën. Ne vlerësojmë çdo demokrat dhe çdo ide ndryshe që është brenda në familjen tonë të madhe”, përfundoi Qurku.