24 shtetas shqiptare prej ditesh jane ne greve urie ne burgun e Korfuzit
Ambasada shqiptare ne Greqi eshte interesuar menjehere prane autoriteteve greke mbi gjendjen shendetesore te tyre, kerkesat dhe identitetin e grevisteve.
Sipas shkreses se mberritur nga autoritetet e burgut ne Ambasaden shqiptare ne Athine, shtetasit e kane nisur nisur greven pasi nuk jane dakord me ndryshimet e fundit qe i jane bere Kodit Penal grek si edhe preferencat e tyre per te zgjedhur ata punojnesit sociale, mjeket dhe infermieret që i ndjekin.
Grevistet kane refuzuar dhenien e listet me emrat e tyre prane ambades shqiptare në Athine sikunder edhe kontaktin e diplomateve shqiptare me autoritetet greke.
Sipas autoriteve të burgut të Korfuzit, pas interesimit te Ambasades shqiptare per ta dhe shendetin e tyre, iu kane kerkuar miratim per te pergatitur listen emerore te tyre per ta percjelle ne Ambasade, por shtetasit shqiptare nuk kane pranuar te identifikohen e kane reaguar negativisht. Ndaj dhe nuk eshte percjelle lista e te burgosurve duke respektuar vullnetin dhe deshiren e tyre.
Pavarësisht kësaj, ambasada e RSH ne Athine vijon kontaktin me palen greke dhe informon sw gjendja e tyre shendetesore eshte e mire e nen mbikqyrje e mjekeve dhe infermiereve.