Drejtoria e Burgjeve masa për sigurinë dhe cilsinë e ushqimit, kërkon bashkëpunimin e AKU-së
Në kuadër të masave për trajtimin e të burgosurve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bashkëpunim për rritjen e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për ta.
Nënpunësit e Drejtorisë së Burgjeve të cilët janë dhe përgjegjës për pritjen, kontrollimin, ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimit u trajnuan nga AKU duke arritur kështu përvecse një bashkëpunim të frytshëm edhe krijimin e një standardi të ri në sistemin e burgjeve.
Ajo ç’ka u diskutua tjetër nga përfaqësuesit e dy institucioneve ishte informacion mbi, kuadrin ligjor, mbi kushtet e ruajtjes, transportit, dokumentacionit shoqërues si dhe ndjekja e procesit të gjurmueshmërisë për produktet me origjinë shtazore. Ndër të tjëra u paraqitën shembuj të kontaminimit të produkteve ushqimore si dhe informacion mbi etiketimin e produktit ushqimore si dhe kushtjet e ruajtes së produkte ushqimore.
Sipas burimeve pranë AKU-së , Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve , Agim Ismaili mbi këtë bashkëpunim ka hartuar edhe një udhëzim “Zbatimin e proçedurave ligjore në furnizimin dhe marrjen në dorëzim të ushqimeve dhe të artikujve të tjerë N.Ë IEVP-TË” ku thuhet se qëllimi është:
Ruajtjen, mirëmbajtjen, shpërndarjen dhe administrimin e vlerave materiale e financiare publike.
Përdorimin sa më efiçient, efektiv dhe ekonomik të vlerave materiale e financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë.
Shmangien e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.
Mbrojtjen e interesave nutritive dhe ruajtjen e shëndetit së konsumatorëve (të dënuar dhe të paraburgosur) të akomoduar pranë IEVP-ve përkatëse nga konsumimi i produkteve ushqimore që nuk përmbushin kërkesat cilësisë dhe sigurisë ushqimore, standartet ligjore në fuqi.
Disiplinimin, përmirësimin dhe mbarëvajtjen e punës se hallkave pergjegjëse në IEVP-të për furnizimin, administrimin dhe trajtimin e ushqimeve dhe mallrave të furnizuara nga firmat kontraktore.