Delvinë, arrestohet 49- vjeçari në Vergo, kultivonte kanabis

Komisariati i Policisë Delvinë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi A. O., 49 vjeç, banues në fshatin Vergo.

Sipas Policis, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.