Policia e Sarandës arreston 40- vjeçarin nga Finiqi, ishte i shpallur në kërkim
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasin K. Zh., 40 vjeç, banues në Finiq.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka djegur disa materiale ndërtimi, në fshatin Cerkovicë, Finiq.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.