Dialog Ndërkufitar për Zhvillimin e Turizmit: Takimi Ndërmjet Shoqatave të Operatorëve Turistikë në Sarandë dhe Korfuz

Kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi i shoqeruar nga kryetari i Shoqatës të Operatorëve Turistik të Sarandës, z. Arben Çipa zhvilluan nje takim me Kryetarin e Operatorëve Turistik të Korfuzit Z. Spiros Haliqiopulos, me kryetarin e shoqatës së guidave profesionale për jugun e Greqisë Z. Andreas Grameniatis, specialistin e mediave sociale Z.Spiros Gramenos.
POSTIMI
Së bashku me mikun dhe kryetarin e Shoqatës të Operatorëve Turistik të Sarandës, z. Arben Çipa zhvilluam takim me Kryetarin e Operatorëve Turistik të Korfuzit Z. Spiros Haliqiopulos, me kryetarin e shoqatës së guidave profesionale për jugun e Greqisë Z. Andreas Grameniatis, specialistin e mediave sociale Z.Spiros Gramenos.
Rikonfirmuam dëshirën reciproke për bashkëpunim në fushën e turizmit, folëm për problematikat që hasin bashkitë tona përgjatë flukseve turistike dhe opsione për zgjidhjet e tyre si dhe intensifikimin e bashkëpunimit për projektet ndërkufitare.