Sarandë/ Tërhoqën pa leje një veliere të sekuestruar nga policia, 4 të arrestuar
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi tërhoqën pa leje një mjet lundrues tip veliere, e cila ishte sekuestruar nga policia.
Policia njofton se është proceduar penalisht edhe punonjësi i policisë kufitare së Sarandës, që kishte për detyrë ruajtjen e mjetit lundrues.
Në flagrancë u arrestuan drejtuesi i anijes së peshkimit dhe katër shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.
Këta shtetas dyshohen se kanë vjedhur mjetin lundrues të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.