Koka dhe trupi i dekompozuar në Sarandë u zbulua nga një kalimtar. Viktima dyshohet rreth 55-vjeç, pista kryesore ku po heton policia

Vazhdojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar në Sarandë, pasi u gjetën mbetje kockore.

Sipas grupit hetimor dyshohet se kemi të bëjmë me një person që i përket moshës 50-55 vjeç.

Po ashtu sipas autoriteteve dyshohet se ka humbur jetën 5 apo 6 muajt e fundit. Fillimisht u zbulua koka nga një kalimtar i rastit, më pas gjatë kontrolleve të vijuara janë zbuluar edhe eshtrat, pranë Xhamisë në Xarrë.

Ndërkohë policia është fokusuar në të paktën tre pista kryesore: “Dyshohet se ka qenë një kalimtar i rastit që ka zbuluar një kokë pranë kësaj Xhamies.

Piste kryesore është ajo e zhdukjes së Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, pista tjetër është se eshtrat mund të jenë të një çobani apo të një të pastrehu, dhe gjithashtu pista tjetër mund të jetë ajo e një emigranti të paligshëm”, ka raportuar ndër të tjerë gazetari Ervin Leka.

Pranë grupit hetimor janë interesuar familjarë të Fatmir Sulovarit, pasi ky i fundit rezulton i zhdukur prej disa muajsh.