Butrinti fiton ndaj Naftëtarit, kalon në finalen e “play off”

Misioni i Butrintit për tu ngjitur në Kategorinë e Parë vazhdon te jete nje objektiv. Sarandiotët arritën të kualifikohen në finalen e “play off” duke fituar në ndeshjen e sotme kundër Naftëtarit.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” u mbyll me rezultatin e ngushtë në favor të Butrintit, të cilët zhvilluan një 90- minutësh të mirë duke dominuar takimin.

Heroi i skuadrës në këtë ndeshje ishte Ermanel Lloji që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 80-të duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Finalja e “Play off” të Kategorisë së Dytë do të luhet mes Butrinti dhe Labërisë dhe çifti fitues do të sfidojë Orikun./Sarandanews.com/