Nisën sot punimet për rivitalizimin e rrugëve “Skënderbeu” dhe “Mitat Hoxha”: Ja si ndryshon qarkullimi në Sarandë

Në zbatim të kontratës për zbatimin e projektit “Përmirësim i Integruar Urban e Turistik i Sarandës” ku pjesë e kontratës janë:

Rivitalizimi i Rrugës Skënderbeu

Rivitalizimi i rrugës Mitat Hoxha
ju bëjmë me dije se nga data 04.10.2023 në Rrugën Skënderbeu kemi këto ndryshime në qarkullimin e automjeteve:

Prej Sheshit Muharem Rushiti deri tek kryqëzimi i rrugës Abedin Dino me rrugën Adem Sheme (kryqëzimi i ish maternitetit),segmenti për efekt të sigurisë teknike dhe sociale gjatë kryerjes së punimeve do të bllokohet plotësisht.

Qarkullimi do të kryhet në dy sense në rrugën Adem Sheme(përbri zyrave të ASHK).

Qarkullimi do të kryhet në dy sense në rrugën Jonianët (përbri tregut të fruta perimeve).

Janë të lutur bizneset dhe qytetarët të marrin masat përkatëse mbi këto ndryshime në qarkullimin e qytetit!