Oltion Çaçi viziton shkollat “Adem Sheme” dhe “Antoni Athanas”: Çdo gjë do jetë gati për vitin e ri shkollor
Kryetari i bashkise se Sarandes, Oltion Çaçi, ka vizituar serish shkollën “ Adem Sheme” e cila eshte ne perfundim te punimeve.
Çaçi garantoi se shkolla do te jete gati per vitin e ri shkollor qe nis me 11 shtator, nderkohe qe eshte takuar dhe me stafin e shkollës se mesme profesionale “ Antoni Athanas”.
“Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor vizitova sërish shkollën “ Adem Sheme” për të parë mbarëvajtjen e punimeve dhe për tu siguruar që gjithçka do të jetë gati për procesin mesimor në 11 Shtator.
Vizitova dhe shkollën e mesme profesionale “ Antoni Athanas” ku garantova drejtoreshën dhe stafin për mbështetje të plotë të Bashkisë në fuqizimin e rolit të shkollës në rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në fushën e hoteleri-turizmit”, shkruan Oltion Çaçi.