Plagosi me thikë 40 vjeçarin në shëtitore, kapet i riu në Sarandë
Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të një 40 vjeçare. Sipas polcisë mësohet se ngjarja kishte ndodhur në shëtitoren e Sarandës pas një konflukti të çastit mes autorit dhe të lënduarit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ëanted”, është bërë i mundur edhe arrestimi i të riut banues në Kalasë, Delvinë.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), 40 vjeçarin, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.