Vdekja e kamarierit 17- vjeçar në Sarandë: Arrestohet montuesi ashensorit! Ikën pronari i lokalit, Spiro Iljadhi
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të 26 gushtit të Sarandë. Një 17 vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në Club Orange në Sarandë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi kavoja e ashensorit është këputur duke e zënë poshtë.
Nga informacioni i parë i policisë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″ në lokalin në pronësi të Spiro Iliazit. Sipas policisë kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë Antonio Delilaj 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.
Sipas mediave djali ishte i afërm i pronarit të lokalit
Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit. Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit Spiro iljadhi dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Allkushi akuzohet për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Njoftimi i policise
Sarandë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:
Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .