Zjarri tek pylli i Sodës, reagon ashpër Dritan Leli

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot pyllin e Sodës në afërsi të Zvërnecit, në Vlorë.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa era e fortë favorizoi përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Për këtë akt kriminal ka reaguar dhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili shkruan:

“Për ata që mendojne që në këtë situate mund të arrijne qëllime të mbrapshta, e kanë zgjedhur rrugën dhe vendin e gabuar.
Do të mbjellim dyfishin e pemëve që sot janë djegur.

Sepse si asnjeher më pare, qytetet kanë nevoje për mushkeri dhe cënimi i tyre, ështe cënimi i shëndetit të gjjthë qytetareve të Vlorës.

Vetëm në dy javët e fundit, për te gjithë ata qe skane mundur ti shohin ne qytet jane mbjelle 28 mije rrenjë bimë dhe shkure në të gjitha hapësirat e qytetit.

Ajo që na duhet është ti mbrojme të gjithe së bashku edhe ti lejojme të rriten që sezoni i turistik që presim të na gjeje në një Vlore plot lule”, shkruan Leli. /Sarandanews.com/