Rama paralajmëron masa të reja: Do të ndryshojmë ligjet në Kuvend, për të mbrojtur popullin nga të pabindurit

Ai shkruan se brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i plote i Edi Ramës

Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e qytetarëve.

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt.

Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e Shqipërisë