Siguria detare/ Bllokohen 32 mjete lundruese nga Velipoja në Ksamil, gjobiten pronarët
Policia ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Bëhet fjalë për 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike, të cilat u bllokuan për lundrim jashtë zonës së përcaktuar, ushtrim i aktivitetit të turizmit në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim si edhe mungesë dokumentacioni.
Krahas masës së bllokimit, pronarët janë ndëshkuar secili me masa administrative nga 20 000 deri në 100 000 lekë pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë kufitare brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. 2 mjetet lundruese turistike ushtronin aktivitetin në kundërshtim me ligjin.