Humb jetën nga Covidi mjeku nga Saranda, Irakli Thomai

Edhe një tjetër mjek nuk ka mundur të kalojë infektimin e rëndë nga Koronavirusi.

Pas një muaji i trajtuar në intubim në spitalin universitar në Janinë ka humbur betejën me covidin, në moshën 72 vjecare, mjeku kardiolog në spitalin e Sarandës, Irakli Thomai.

Mjeku Irakli Thomai edhe pse kishte dalë në pension kishte pacientët e vet që kuroheshin prej tij.