Policia Bashkiake e Sarandës aksion në plazhin publik që shfrytëzohej me pagesë
Policia Bashkiake e Sarandës kontroll të befasishëm në Plazhin publik në Sarandë, plazh në të cilin bashkia kishte vendosur çadra pa pagesë.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 110 çadra të cilat jepeshin me pagesë pikërisht në plazhin publik.
Aksioni ka ardhur pas denoncimeve të qytetarëve.
NJOFTIMI
Në datën 08.08.2023, rreth orës 10:30 në rrugën e tretë, në bazë të informacioneve në rrugë operative, si dhe kallëzimeve, të cilat bënin fjalë se shtetas të pa identifikuar pushtonin hapësirat publike, duke vendosur sende dhe mjete në rrugë, me qëllime përfitimi.
Policia Bashkiake Sarandë së bashku me Komisariatin e Policisë Sarandë konstatuan se shtetasi S. S, kishte pushtuar hapësirën publike duke u marrë lekë qytetarëve nga 500 Lekë deri në 2000 Lekë për çdo parkim. Ky shtetas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.