FOTO/ Ndërhyhet për rikonstruksionin e rrugës Borsh-Sarandë

Vijojnë punimet për normalizimin e situatës së krijuar pas rrëshqitjes së rrugës në Borsh, në aksin Vlorë – Sarandë nga Bregdeti.

Aktualisht rruga mbetet e kalueshme vetëm për automjetet e vogla, ndërsa nga kompania e mirëmbajtjes së rrugës në vendin e rrëshqitjes së rrugës janë vendosur bordura mbrojtëse dhe sinjalistikë.

Nga ana e ARRSH ditën e djeshme u premtua se në këtë segment shumë shpejt do të ketë ndërhyrje për të sjellë rrugën në gjendjen normale.