E BUJSHME: Skënder Gega mund të bëhet presidenti i Butrintit…
Skënder Gega mund të rikthehet në futbollin shqiptar, por në pozicion drejtues. Ky është lajmi i përhapur me shpejtësi sot në vendin tonë, teksa “Superliga Shqiptare” raporton se trajneri i njohur mund të bëhet president i klubit të Butrintit.
Eksperienca e madhe në futbollin e luajtur dhe në trajning, kanë bërë që Gega të mendojë për të investuar në vendin tonë. Padyshim një lajm i bukur që do t’i shërbejë promovimit të këtij sporti, falë edhe cilësive menaxheriale që trajneri tropojan ka.
Kujtojmë që në vendin tonë, Skënder Gega arriti të rikthente titullin kampion pas 26 vitesh te Partizani. Tanimë, në pozicion drejtuesi, ai kërkon të investojë në një klub shqiptar, pse jo për ta çuar në nivele të larta.