Të pikturosh një ëndërr: Letër kryeministrit Edi Rama nga Saranda!
Nga Josif Papagjoni
Teksa mendoj per turizmin ne Sarande, ulur ketu ne taracen e bar-kafese se njohur RIVIERA, ide dhe mendime ecejaken kokes sime, krijojne nje fare “rremuje te bukur” ne tru, perhere brenda nje ngazellimi qe me jep qyteti, shetitorja e tij e mbushur plot e perplot me turiste te moshave te reja, me anijet qe shetisin hapesires se gjirit te detit. Dhe muzike, si ne nje feste, qe sa te kenaq po aq dhe te shurdhon. Gjithandej dum-dum.
Por… por… dua te futem kesaj here jo mes “bulevardeve” e vezullimeve entuziazte, por ne bodrumet dhe “llagemet” e pista te teprimeve, te shprishjes, kur mangesite, inatet dhe shpesh e keqja te perplasen fytyres si nje flakerime e dacke e forte…
I.
…Rrotullohem me makine qytetit, hipi lart e zbres poshte te pese rrugeve te tij paralele, kerkoj diku nje qoshe, nje zgrip (a rrip) vendi qe te parkoj makinen. Po ku? Je ne terezi? Bah! Kokerr vendi nuk gjen dot asgjekund. Te jesh i lumtur qe sajon nje vend dosido diku rrugeve te eperme a rrugicave ne thellesi. Ose po do, hip ne trotuare. Por, ama, kur te kthehesh nga shetitja a baret e qejfit, shih mire aty te xhami, ke nje gjobe 30 mije lekeshe. Epo ku ta çosh makinen atehere? “Nje kale, nje kale”, bertiste Rikardi III ne tragjedine homonime te Shekspirit. “Nje vend parkimi, njecke vetem!”, klithin e luten dhjetra e qindra shofere, qe kane ardhur me makinat e tyre dhe familjet ne Sarande per ca dite det, plazh e pushime…
E pra, PARKINGU eshte bere nje gangrene. Nje kusht i patjetersueshem i flukseve turistike ne rritje. Pikerisht ne fluksin e madh turistik qe perjeton kete vit Saranda, problemi del krejt-krejt i zbuluar. Kelthites. Pushteti i djeshem dhe ai i sotem gjendet para nje emergjence: ose te jape sa me shpejt zgjidhje racionale e fatlume, ose fluksi me siguri vitin tjeter do te bjere, pra dhe parate ne xhepin e sarandioteve qe jetojne me keto te ardhura, do te pakesohen. Ç’mund te behet? Pallatet e ndertuara, nga lakmia e fitimit dhe verberia e projektimit, nuk kane ne katet e tyre perdhese parkinge. Lumnaja e makinave te merr frymen. Duhet, pra, nje zgjidhje e shpejte dhe urgjente. E si? Une urbanist nuk jam, por po marr hua mendjen e njerit syresh. Ose duhet bere nje parking i nendheshem tre katesh, ta zeme te lulishtja qendrore ku eshte shatrivani, ndofta e perfshire edhe qendra e qytetit, ose nje zgjidhje alternative me godina-parking; mbase nje rikonstruktim i godines 15 katshe, guxoj e them une, e cila eshte nje nga shemtite e pamerituara qe politika dhe biznesi la si çiban mbi shpine te tij. A mund te behet? E çfare s’mund te behet sot, mjaft qe vullnet dhe para te kete. Nuk behet dot aty? Gjej nje, dy a tri hapesira te lira dhe nderto godina-parking. Nese diçka duhet prishur, per interesin publik kjo duhet bere urgjentisht. Po te me jepnin rolin e nje urbanisti, arkitekti a konstruktori, dhe po te kisha nje shkop magjik, nje “Abra-Kadabra” ne qeveri, kete shemti te qytetit tim – ngrehinen 18 kateshe kaba mu ne zemer te qytetit – mund ta ktheja ne nje reference hijeshie, bukurie dhe impozance. Nga diç e keqe, mund ta beja diç te mire. Mirepo une s’e kam ate shkop magjik, as ate formule. Dy njerez te pushtetshem dikur, Fatos Nano dhe Sali Berisha, çdo fushate elektorale premtonin se do rrezonin balozin perdhe, do t’ia prisnin kembe e koke dhe do t’i sillnin qytetit dhe qytetareve hapesiren e grabitur, bukurine. A mund ta beje Edi Rama kete? Them se e ben, siç beri shetitoren e re, qe i dha fryme e hijeshi Sarandes.
Por te vazhdoj dhe pak me parkingun. Saranda eshte reliev i pjerret malor, nje strukture shkembore solide, dhe pra mund te behen disa parkinge ne forme tunelesh me xhepa ne disa pika. Po kush do t’i beje, bashkia? Aha, ajo s’ka takat, as autoritet ekzekutiv, i mungojne financat. Une mendoj se i takon qeverise qe te shqetesohet seriozisht per zgjidhjen e ketij problemi urgjent, ndersa kryetari i bashkise mos te resht asnje sekonde t’i kerkoje me ngulm e perulesi qeverise dhe te madhit te saj, z. Rama, mbeshtetje financiare, marrjen persiper te projekteve çliruese. Lipset vizion per ardhmerite e pritshme. Kohe nuk ka fare. Po fare, ama. Jo nje here, por njeqind here, gjer ne bezdi, u duhet folur atyreve qe kane ne dore qeset e parave, zyrat e projektimit dhe miratimit, tribunave institucionale: qeverise, kryeministrise, parlamentit, lobingut prosarandit, biznesit te madh. Nuk besoj se Vlora, qe po behet magjike fale projekteve inovative dhe sedres se mire te Edi Rames si deputet i atij qyteti, nxjerr me shume para sesa Saranda dhe Ksamili?!… Por Saranda s’ka lobing deputetesh te hajrit. Kush ka qene ose ka fjetur, ose ka pare interesat e biznesit te vet. Ky eshte nje skandal, por eshte, nga ana tjeter, dhe njeanshmeri e Partise Socialiste, e opozites, qe e kane shperfillur elementin vendas me brezni e rrenje ne Sarande, e atyreve qe u dhemb qyteti i tyre dhe qe kane ndjeshmeri, dashuri, mall, pasion, dinjitet. Nese do te beja nje digresion ne keta 33 vjet pluralizem, perfaqesimi politik i Sarandes nuk ka ardhur nga ata qe kane rrenje breznish ne qytet, por nga ata qe jane pjese e rastesishme e saj, ca te katapultuar, ca te tjere te ardhur nga rrethet nepotike. Une nuk njoh ndonje figure te spikatur dhe me personalitet qe vjen prej Sarandes, i cili nuk do te lodhej kurre te kerkonte vemendje me te madhe qeveritare per te. E mos t’ia bente syri ter per t’i mbrojtur interesat e saj, pa u mpakur e zvetenuar ne asnje moment nga shpirti servil ndaj te Madhit per pakez karriere diku…
II.
…Eshte nje dikush ketu ne nje barke perballe barkafese Riviera, ku une pi mbremjeve nje kafe a nje gote birre… E çon dhe e ul volumin e muzikes si t’i teket, ta çan timpanin e veshit. I them personelit te ketij lokali perse nuk beni nje denoncim ne polici qe ky njeri i papergjegjshem te gjobitet. Se kur te dhemb xhepi e fut bishtin nen shale, nuk rri serbes-serbes, as e sfidon pushuesin me kapadaillekun tend duke ia prishur paqen, rehatin… E njejta gje mund te thuhet per muziken e ngritur ne qiell te anijeve shetitse. Kesisoj pronaret e tyre duan te miklojne e te therrasin vizitoret qe te presin bileta e te hypin atje per nje xhiro detit. Po pse s’e ngre volumin kur te ikesh nga shetitorja, more zotni, kur te lundrosh tej tok me vizitoret e tu; aty ngrije ne qiell po deshe, krijo entuziazem, vallezim, qejf, por aman, te lutem, mos m’i shurdho veshet mua, mos!…
Dhe po e njejta gje duhet thene edhe per lokalet buze detit e shetitores: “Uleni caze muziken, or zoterinj, mbajeni ne decibelet e lejueshem, mos beni gara, respektoni dhe te tjeret, se paku 40 vjeçaret e lart, qe s’e durojne dot volumin tuaj ne maksimum. Epo s’jemi te gjithe 15 e 25 vjeçare ketu, de! Kjo nuk eshte muzike. Kjo eshte baterdi, zhurme, ulerime, orgji…
III.
Sherbimi duhet rritur edhe me tej ne cilesi dhe sidomos etike. Kjo mase e madhe qindramijeshe qe ka pushtuar Saranden, pjesa dermuese turiste te huaj, kerkojne sherbim cilesor. Etika e nje kamarieri eshte virtyt, pjese funksionale e turizmit, sikurse zoterimi i gjuheve te huaja, sidomos i anglishtes; pastaj prezenca, hijeshia fizike, bukuria, veshja, miresjellja, fjala e kulturuar. A i kemi te tille kamarieret tane? Edhe ka, edhe s’ka. Ky treg, ketu ne Sarande, duket se ka uri per kamariere qe te japin “lezetin” e sjelljes se kulturuar, paraqitjes, veshjes. Shoh ende shume katundari. Ndonjehere fytyra te lodhura, te merzitura, si te ardhur nga kopete e bagetive per dy leke kesaj nahijeje. Rinia me e bukur, me e qyteteruar ka ikur. Kane mbetur ndoca syvenger, ndonjehere me rroba te palara. Per shembull, te vjen kamarieri dhe te thote: “Zoteri, duhet te ngriheni nga tavolina, qendruat gjate!!!” Po si more ke guxim te me thuash te çohem nga tavolina ime, te cilen e kam paguar?! E ku ndodh keshtu ne ndonje lokal ne qytetet evropiane? Ose eshte kthyer ne diçka te papranueshme, qe bie ere pikerisht “katundari”, kur ti pi nje kafe dhe asnje lokal nuk te ofron uje, por kerkon qe ta blesh nje shishe uje. Po pse, te lutem?! Kjo eshte nje dukuri e shemtuar, fyese, thuajse ne gjithe Shqiperine. Ndodh rendom edhe ne Tirane, kur ne bote as qe mund te mendohet diçka e tille. Veshtire e kane keto lokale te blejne ca bidona te medhenj me uje dhe te ta servirin te ftohte ne gota? Jo, por duan ta shesin ujin. Dhjame nga pleshti s’nxirret, thote populli. Ne fakt, keta nxjerrin edhe dhjame per vete, edhe uthullire inati per ne; se “pleshti” i tyre eshte nje buall a nje derr i majmur…
IV.
Çmimet ne Sarande e Ksamil jane rritur se tepermi ne raport me vjet. Afermendsh se ato do te rriten, pasi turizmi rreket te kap boten, ai vrapon, eshte i pameshirshem ndaj qytetarit shqiptar, te cilit ia zbraz xhepat paq, pasi ai llogarit veçse turistin e huaj, i cili aktualisht eshte ende ne nivelet e varfra e masive te Evropes. Por realiteti neser nuk do te jete ky. Çmimet do te rriten edhe me shume neser. Atehere ketu del problemi i mprehte midis qytetarit te Sarandes dhe turistit te ardhur nga bota: te parit i behet e pamundur perballimi i çmimeve ne sezonin turistik duke u kthyer ne nje ferr e duke shtrenguar rripin vrime pas vrime, ndersa turistit te huaj, nese kurba e çmimeve rritet si ne jerm, si volit me te vije ketu, mund ta braktis neser qytetin dhe shkon gjetiu, ku eshte me lire. Eshte e padyshimte qe Saranda do konkurroje shume shpejt me Korfuzin. Pra dhe na duhet nje drejtpeshim i arsyetuar mire ekonomikisht, ku balanca doemos duhet te anoje nga leverdia dhe fitimi, por ama edhe qytetarin e Sarandes mos ta flak ne pamundesi dhe t’ia lere barkun bosh. Nuk e di çfare lloj politikash lokale tregtimi te diferencuar mund te behen per qytetaret vendas, sidomos per fruta, perime, peshk, mish etj…
Ja, si per habi, ora shenon 00. Mesnate. Zakonisht kthehem ne shtepi diku te ora nje ose edhe pas saj. Fryn nje fllad, fantazmagoria e qytetit sikur te molis, ndersa shetitorja s’pushon nga mijera hapa njerezish qe shijojne naten… Nje mesnate qe me shijon fort. Dua ta pertyp me nge, ne qejfin tim, sikur te jete nje embelsire. A nje tekst poetik, ku ekstaza dhe profania e nates te shkrin me qiejt dhe yjet lart. Eh!… Nuk eshte si mesnata e Shekspirit te “Endrra e nje nate vere” (Midnight summer dream), por si “endrra” ime, endrra e nje njeriu prej ketij qyteti, ku kam lindur dhe dua te vdes, si endrra e mijera sarandioteve te tjere kudo qe jane, per ta pare qytetin e tyre pikerisht si kjo. Pra, si nje enderr. Sepse a s’eshte vertet qyteti yne nje ENDERR?…