Basha në Gjirokastër, nis punën për “forcimin e PD-së”: Ta pastrojmë politikën
Pasi fitoi zgjedhjet 29 korrikut, Lulzim Basha ka nisur pa humbur kohë punën për riorganizimin dhe forcimin e Partisë Demokratike, siç shprehet ai.
Basha është takuar sot me strukturat drejtuese të PD-së të qarkut të Gjirokastrës, pasi sipas tij, PD duhet “të jetë gati për t’u përballur me pushtetin që punon kundër interesave të qytetarëve.
Kreu i PD-së shprehet e vetmja rrugë për Shqipërinë është pastrimi i politikës nga ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve.
“Me strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër nisëm punën për riorganizimin e forcimin e Partisë Demokratike. Pa humbur kohë duhet të jemi gati për përballjen me një pushtet që punon kundër interesave të qytetarëve.