E gjithë vëmendja tek shkolla “Adem Sheme”

Dje në ambjentet e shkollës 9 vjecare “Adem Sheme” ambasadori i Rumanisë në Shqipëri Z. Octavian Șerban së bashku me këshilltarin ekonomik në Ambasadën Rumune Z. Cristian-Dan Cutas kanë mbikqyrur punimet për rikonstruksionin e shkollës, vecanërisht ambjentet e laboratorit të Informatikës.

Ambasada rumune ndërmjetëson projektin “Assistance in the field of education” i cili financohet nga RoAid (Agjencia Rumune per Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar).

Ky projekt synon pajisjen e laboratorit te Informatikës në shkollën “Adem Sheme” me infrastukturën e nevojshme teknologjike duke mbështetur mësimdhënien bashkëkohore dhe rritjen e cilësisë së saj. Drejtori i shkollës z. Resmi Sali dhe zv.dr. Florika Rraku kanë shoqëruar grupin e punës nga ambasada rumune ne ambjentet e shkollës.

Z. Ambasador shprehu mbështetjen e tij dhe të Ambasadës Rumune për projekte të tjera në të ardhmen në ndihmë të një arsimi sa më cilësor në shkollën “Adem Sheme”. 🇦🇱🇷🇴”, bëhet publike nga vetë drejtoria e kësaj shkolle