Paniku i shkaktuar nga shtylla e tensionit në Sarandë, reagon ashpër anëtari i Këshillit Bashkiak
Shperthimet e shtyllave te tensionit ne Sarande gjate diteve te fundit jane kthyer ne nje shqetesim per banoret dhe tursitet.
Rasti i fundit ishte ai i dites se sotme duke lene pa drita nje pjese te zones dhe shkaktuar panik te qytetaret.
Pas kesaj ngjarje te perseritur ka ardhur dhe reagimi i ashper i Anëtarit te Keshillit Bashkiak te Sarandes, Jolio Dine.
“Kjo situate do pergjegjes! Boll me me te tilla skena ne mes te sezonit.
Nese nuk e bejne dot menaxhimin e situates energjetike, te japin DOREHEQJEN sot, kushdo Drejtor apo tenderaxhi qofte ne Tirane apo Gjirokaster, aty ku u shkon me pershtat drejtorlleku.
Sarandes i duhet rikthyer Drejtoria, i duhet shtuar stafi dhe i duhet dhene me shume kompetence menaxhimi”, shkruan Jolio Dine.