Destinacioni i javës: Gjiri i Greminës, 7 milje nga gjiri i Sarandës

Gjiri i Greminës është një gji i vogël, i vendosur pranë një relievi malor përpara se të shkosh në gjirin e Kakomesë.

Përvec pastërtisë dhe kthejlltësisë së ujrave në këtë gji të tërheq vëmendjen dhe peizazhi i krijuar, në formën e “vragave” të formacioneve shkëmbore në faqen e malit.

Ai mund të aksesohet vetëm përmes varkave dhe zakonisht preferohet si një ndalesë e vogël për të shijuar pamjen e bukur që ofron.

Vizitorët gjithashtu mund të eksplorojnë edhe disa shpella të vogla buzë shkëmbinjve.