VIDEO/ Nis prishja e 20 ndërtimeve pa leje në Ksamil, u ndërtuan gjatë fushatës

Policia Bashkiake e Sarandës, me mbështetjen e forcave të Policisë së Rendit, ka filluar ditën e sotme prishjen e disa ndërtimeve, të cilat sipas policisë, janë pa leje.

Këto objekte mendohet se janë ndërtuar gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Bëhet me dije se janë rreth 20 objekte të tilla të cilat janë për t’u prishur gjatë këtij aksioni.