Skuterat elektrikë bëhen problem në Sarandë, djali që u përplas në shëtitore ende në spital
Skuterat elektrikë janë bërë problem edhe në qytetet e tjera, jo veç në Tiranë ku u përhapën në masë në një kohë shumë të shkurtër.
Së fundmi, nga Saranda ka raportime se këto dy-rrotak me bateri që përdoren nga të rinjtë janë bërë burim aksidentesh.
Newsbomb.al mëson se dje, një i ri që lëvizte me skuter në shëtitoren e qytetit ka përplasur një djalë tjetër duke i shkaktuar lëndime në trup.
Atje është thirrur për ndihmë dhe stafi mjekësor dhe i riu ka përfunduar në spital.
Ai vazhdon të jetë ende nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë, qytetarët bëjnë thirrje për ndalimin e tyre në shëtitore dhe në rrugët e Sarandës gjatë sezonit turistik, pasi janë kthyer në problem si për këmbësorët ashtu dhe për makinat.