Të rinjtë e PD takim në Ksamil: Dhe 97 ditë na kanë ngelur nga fitorja

Të rinjtë e PD Sarandë kanë zhvilluar një takim në një nga kafet e Ksamilit ku kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

“Pasditen e sotme, të rinjtë e Grup Seksionit nr.10, të Ksamilit kanë zhvilluar një mbledhje ku motivimi i strukturës ishte në fokus.

Kur duhen edhe 97 ditë nga 25 prilli, dita që shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit, ky Grup Seksion ka ndezur “motorrët” dhe po aktivizohet në prag të fushatës elektorale.

Ditët po pakësohen dhe aktivitetet do të shtohen nga të rinjtë të cilët do të kenë një rol kyç në zgjedhjet elektorale”, thuhet në njoftimin e FRPD Sarandë. /Sarandanews.com/