Zjarr i madh në Finiq, rrezikohen shtëpi në fshatin Livinë

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë të Finiqit.

Kryetari i bashkisë, Romeo Çakuli kërkon ndihmë për ndërhyrjen e helikopterit pasi zjarri rrezikon disa banesa.

Forcat e shërbimit zjarrfikës të Finiqit e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit.

Flakët ndërkohë raportohet se rrezikojnë edhe banesa të fshatit.