Arrestohet 20- vjeçari nga Saranda, drejtonte makinën pa patente dhe me hashash brenda
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 20 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.