Sarandë, jetonte e vetëm, 88- vjeçarja në Çukë gjendet e vdekur në oborrin e shtëpisë

Gjehet e pajetë një 88 vjecare në Cukë

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjec, banore e fshatit Cukë.

88 vjecarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi. Burime bëjnë me dije se 88 vjecarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bacen e shtëpisë.

Dyshohet se gruaja fatkeqe të mund të ketë ndërruar pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë pasi ka qenë natën jashtë. Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje.

Pas kqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shënja dhune dhe se vdekja mund të ketë qënë natyrale.

Trupi i 88 vjecares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe natyrisht për të përcaktuar shkakun e vdekjes.