Deputeti Sarandës tregon projketligjet që miratuan në Komisionin e Politikës së Jashtme

Komisioni për Politikën e Jashtë është mbledhur këtë të hënë online ku ka miratuar dy projektligje.

Pjesë e këtij komisioni është dhe deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, i cili ka treguar së çfarë projektligjesh u miratuan.

“Komisioni për Politikën e Jashtme, zhvilloi sot mbledhjen e radhës online, ku miratuam dy projektligje të rëndësishme:

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA CBC Shqipëri-Kosovë

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/